WEB DEVELOPMENT

Zhvillim dhe mirëmbajtje Website
Zhvillimet e sotme teknologjike kërkojnë ndërtimin e një faqe website modern, në përshtatje me tendencat e fundit dhe e strukturuar mire. Webi mund të jetë një dritare informative online ose një web që mund të përdori sistemin

Ndërtim aplikacioni
Sistemet teknologjike, IOS dhe Andorid lehtësojnë shumë procese të së përditshmes. Për këtë, krijimi i një aplikacioni po kthehet si një domosdoshmëri për bizneset të cilët duan që shërbimet e tyre të shkojnë tek klienti në të gjitha format e teknologjisë. Programuesit e Novus realizojnë aplikacione me vështirësitë në të gjitha nivelet, me funksionet dhe detajet që çdo klienti i nevojitet.

DIGITAL MARKETING

Social Media Management
Menaxhimi i rrjeteve sociale është njëfaktor kyç për të shpërndarë dhe për të bërë të njohur shërbimet apo produktet që ju ofroni bazuar në studime të sakta të sjelljes konsumatore. Për të tërhequr klient potencial dhe për të shfrytëzuar fuqinë e Facebook/ Instagram/ Linkedin ju nevojitet një strategji e mire, duke përllogaritur çdo element menaxhimi; përmbajtje, imazh, target klienti, mesazhi i përcuar… Kontaktoni me specialistët e Novus për të rritur fuqinë tuaj.

 

E-mail marketing
Mënyra më e shpejtë e përcjelljes së promocioneve dhe informacioneve mbi biznesin është përmes e-mail marketing. Me strukturën dhe efektet e duhura vizuale, feedback-u i klientëvë do të jetë i menjëhershëm. Ne zotërojmë një databazë të gjerë me mbi 10.000 e-maile, të cilët mund të jenë klientët tuaj të ardhshëm.

Online PR
“Marrëdhënia Publike Online” tashmë është kthyer në një mekanizëm kryesor që çdo biznes duhet ta marrë në konsideratë për përmirësim apo rritje të mëtejshme të imazhit.
Ndodhemi në epoken dixhitale dhe duke hartuar sëbashku me specialistët tanë një strategji për teknikate marketingut online, ju mund të bëni diferencën mes konkurrentëve tuaj.

SEM (search engine marketing)
Dëshironi që faqja juaj e internetit të rankohet e para në kërkimet online? Ndërkohë kërkoni gjithënjë e më tepër të tërhiqni klient nga internet? Atëherë ne ju sugjerojmë të implementoni metodën SEM.
SEM është një formë e marketingut në internet që përfshin promovimin e faqeve tuaja online nëpërmjet përmbajtjes, strukturës së faqes, duke rritur dukshmërinë e saj në rezultatet e motorëve të kërkimit, kryesisht nëpërmjet pay per click.

SEO (search engine optimization)
SEO (search engine optimization) është një metodë optimizimi me anë të së cilës përmirësohet pozicionimi i website në motorët e kërkimit Google, Bing, Yahoo etj. Kjo është një praktikë marketingu e cila ndihmon biznesin të ketë shikueshmëri më të lartë online, të marrë trafik organik të përshtatshëm duke rritur ndjeshëm kontaktet e drejtperdrejta dhe shitjet. Pas studimit dhe hartimit të një plani, bëhet e mundur implementimi i mekanizmave nga specialistët tanë të marketingut duke garantuar rezultatet.

MARKETING TRADICIONAL

Reklama (Tv, Radio, Gazetë, Revistë)
Fuqia e mediave televizive dhe shtypit të shkruar vijon të mbajë statistika të larta në rezultate të pritura nga marketing. Novus Marketing and Consulting mundëson realizimin e spoteve reklamuese, duke siguruar hapësira televizive dhe radiofonike në televizione & radio të ndryshme me çmime preferenciale. Gjithashtu ne ju mundësojmë dhe hapësira botimi të artikujve promovues në gazeta dhe revista të cilat i përshtaten profilit të biznesit tuaj. Stafi ynë ofron një shërbim të specializuar sipas kërkesës së çdo klienti.

 

 

 

Dizajn (Brand book- brochure- flyer- katalog – baner online/offline -promocione)
Krijimi i një imazhi estetik dhe të kuruar në syrin e konsumatorit/klientit është hapi kryesor që duhet të ndërmarrë çdo biznes. Ne kujdesemi për çdo detaj tuajin, duke filluar prej ndërtimit të logos & kartëvizitave apo çdo elementi tjetër të brand-it tuaj, për të vijuar me krijimin e broshurave prezantuese, flyer, kataglogëve, baner online dhe baner outdoor, deri në detajet më të vogla si paketimi apo detaje vizuale të promocioneve të ndryshme. Stafi ynë ofron një shërbim të specializuar në grafika dhe design.

MARRËDHËNIE PUBLIKE (PR)

Menaxhim krize
Në një treg me konkurencë të ashpër dhe me paqëndrueshmri të vazhdueshme, shpesh bizneset hasen me kriza të cilat cënojnë integritetin dhe imazhin e tyre. Nëse këto situata krizash nuk menaxhohen me profesionalizëm, efekti negativ në biznes do të jetë mënjëherë i dukshëm. Specialistët e imazhit në Novus Marketing and Consulting kanë një procedurë dhe strategji për menaxhimin e këtyre situatave. Ne synojmë parandalimin, por jemi suport i juaj edhe në raste emergjence për të gjeneruar zgjidhje të cilat krijojnë bashkëveprim dhe transmetojën vlera edhe në rastet më problematike.

Marrëdhënie Publike
Teknikat më të zgjuara në tërheqjen e klientëve janë ato për të cilat nuk paguhet direkt, janë ato teknika të cilat zgjojnë interes të gjërë dhe përcjellin vlera. Ndërtimi një strategjie PR për bizneset të cilët janë klientët tanët dhe mbajtja e marrëdhënieve me mediat në emër të klientit, merr një fokus të rëndësishëm të punës tone, duke i dedikuar staf i cili është i arsimuar, trajnuar dhe me eksperiencë në këtë fushë.

Konsulencë dhe paketa trajnimi

Konsulencë në marketing
Qasja jonë në zhvillimin e biznesit nëpërmjet marketingut ka qenë dhe do të jetë një kontribut i rëndësishëm për zhvillimin e secilit klient. Përmes një analize të hollësishme të kompanisë dhe tregut, ne ju mundësojmë krijimin e një strategjie marketingu me të gjithë elementët e saj. Ne jemi pranë biznesit që nga krijimi strategjisë dhe buxheteve e deri tek krijimi një departamenti marketing me çdo preocedurë të tij.

Paketa trajnimi
Shpesh drejtuesit e biznesve kanë vizion të qartë në atë që dëshirojnë për biznesin e tyre, por edhe të mënyrës si mund ta arrijnë. Në rrugën drejt suksesit, secilit drejtues i nevojiten bashkëudhëtar të cilët kontribuojnë në realizimin e hapave të vegjël drejt misionit final. Në kushtet e një tregu me mungesa cilësore në staf të kualifikuar, Novus Marketing and Consulting ju vjen në ndihmë bizneseve me paketa trajnimi, për të rritur kapacitet profesionale të stafit që do implementojë apo zhvillojë marketingun e biznesit.

Menaxhim eventesh biznesi
Ne dizenjojmë, planifikojmë dhe menaxhojmë çdo event që prej konceptit deri në realizimin final, duke u fokusuar në krijimin e një rrjeti networking, rritjen e imazhit si dhe shtimin e klientëve potencial përmes këtyre organizimeve. Fokus në këtë element merr koncpeti bazë dhe çfarë do të përcillet si mesazh. Kujdesemi për listën e të ftuarve, ndërtojmë një strategji reklamimi para dhe pas eventit. Pra, ne krijojmë eventin që prej pikës së konceptimit deri në pikën e realizimit, duke përfshirë: hartim fjalimi, hapësirën mediatike, PR, arredimi, sete fotografike dhe video, ndriçimi etj. Të gjithë ne kujdesemi për çdo element estetik për një event të kuruar në detaje.

Development and Designed by Novus Marketing and Consulting