Kush jemi ne?

Novus Marketing and Advertising është një kompani e cila është e prirur drejt teknologjisë, inovacionit dhe sjelljes risi të prodhimit të reklamave indoor dhe outdoor.


Novus operon në treg që prej vitit 2018 dhe ka në portofolin e saj një numër të madh klientësh të cilët I kanë besuar profesionalizmit tonë për çdo shërbim të ofruar.


Novus ofron shërbimin e ndërtim dhe zhvillim websitesh me CMS dhe gjuhë programimi të ndryshme, duke filluar nga websitet më të thjeshtë deri tek platformat e-commerce, ku disa prej tyre janë të realizuara për herë të parë në Shqipëri. E gjithë kjo, mundësohet falë frymës pozitive, bashkëpunimit në skuadër dhe stafit profesional në software development.


Novus Marketing and Advertising gjithashtu ofron një gamë të larmishme dhe të plotë shërbimesh në fushën e reklamave indoor & outdoor. Përmes produkteve reklamuese të prodhuara nga Novus, ofrojmë diferencën përmes materialeve cilësore dhe vëmendjes ndaj detajeve. Ne përpiqemi të japim origjinalitet në ide dhe zgjidhje efiçente teknike përmes inxhinierëve, graphic designer, etj.


Novus disponon një staf me eksperiencë të gjatë në fushën e prodhimit të reklamave indoor dhe outdoor, duke bërë që çdo punim i realizuar nga ne të mbarti një garanci për jetëgjatësinë e tyre.


Ne të gjithë bëjmë bashkë eksperiencën tonë të gjatë në sektor të ndryshëm duke mundësuar standart të lartë profesionalizmi në çdo projekt dhe punim që ndërtojmë sepse iu dedikohemi maksimalisht për t’i realizuar sipas kërkesave të klientit.
hotspot image

Të prirur drejt inovacionit, teknologjisë dhe të bukurës!

Inovativ

Ne besojmë në aftësitë tona, duke realizuar projekte inovative dhe me vlerë në treg.

Kreativ

Përmes një skuadre kreative, ideojmë çdo projekt që të jetë unik në llojin e tij!

Karriera


Novus është në kërkim të kandidatëve të cilët duhet të kenë potencialin dhe zhvillimin e duhur për pozicionet vakante që disponojmë, duke realizuar dhe kaluar pritshmëritë për çdo objektiv të përcaktuar. Nëse mendoni se jeni kandidati ynë i duhur dhe keni korrektësinë për përmbushjen e çdo kërkese të dhënë, aplikoni tani.








Detyra dhe përgjegjësi të pozicionit:

• Përgatit design-in e materialeve promocionale reklamuese në bazë të kërkesave të klienti. 

• Ndjek dhe studion tendencat e fundit të design dhe reklamimit. 

• Është pjesë e grupit për hartimin dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të kompanisë. 

• Përgatit projekt propozime me ide kreative për klientët dhe prezanton projektin në grup. 

• Koncepton dhe ndërton brand book për bizneset klient. 

• Përgatit për printim dhe ndjek procesin deri në finalizim për design e materialeve si broshura, flyer, kartëvizita, baner, etj. 

• Koncepton dhe përgatit materiale reklamuese për rrjete sociale. 

• Përgatit dhe dorëzon raporte javore dhe mujore periodike në lidhje me efektivitetin e fushatave por edhe mbi planin e punës personal. 

• Detyra të tjera që i caktohen. 



Aftesitë dhe kualifikimet e kërkuara

• Të ketë eksperiencë pune të provuar në marketing si designer. 

• Diplomë e arsimit të lartë preferuar në mareting, graphic designer. 

• Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e paketës Adobe 

• Aftësi shumë të mira komunikimi, ndërtimi i marrëdhënieve të sukseshme me palët. 

• Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime. 

• I dedikuar, pozitiv dhe punetor. 

• Njohuri shume të mira të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbejnë avantazh. 






Na dërgoni një mesazh

Ju jeni në vendin e duhur! Thjesht na dërgoni një mesazh. Si mund të ndihmojmë?

Ose shikoni faqen e kontaktit
Ndodhi një gabim verifikimi. Ju lutemi plotësoni fushat dhe dërgojeni përsëri.
Faleminderit! Email-i juaj është dërguar.