Menaxhim eventesh biznesi

Ne dizenjojmë, planifikojmë dhe menaxhojmë çdo event që prej konceptit deri në realizimin final, duke u fokusuar në krijimin e një rrjeti networking, rritjen e imazhit si dhe shtimin e klientëve potencial përmes këtyre organizimeve. Fokus në këtë element merr koncpeti bazë dhe çfarë do të përcillet si mesazh. Kujdesemi për listën e të ftuarve, ndërtojmë një strategji reklamimi para dhe pas eventit. Pra, ne krijojmë eventin që prej pikës së konceptimit deri në pikën e realizimit, duke përfshirë: hartim fjalimi, hapësirën mediatike, PR, arredimi, sete fotografike dhe video, ndriçimi etj. Të gjithë ne kujdesemi për çdo element estetik për një event të kuruar në detaje.