Si të bëni të njohur biznesin tuaj

Për biznese të vogla, është gjithmonë e vështirë që të bëjnë diferencën në treg nga konkurentët dhe për ta bërë të njohur marken e tyre. Nga eksperienca e saj, Novus Marketing and Advertising ju ofron disa këshilla në të cilat çdo sipërmarrës i ri mund të bazohet:

Njihu me ofertën tënde
Pyete veten çfarë po ofron? A është një produkt apo një shërbim i veçantë? Pse është i veçantë? Njihu me tregun. Kujt do që ti dërgosh këtë mesazh/ ofertë. 

Mendoni kush është klienti juaj.
Ndërtimi i një profili të qartë të konsumatorëve është një informacion i rëndësishëm për markën tuaj dhe përcakton strategjinë tuaj të marketingut. Specifikoni të dhënat e tyre dhe sapo të ndërtoni këtë profil, keni nje vizion te qartë se kush është konsumatori juaj.

Krijoni një strategji marketing, duke u referuar në:

Krijimi i një faqe web-i
Krijoni një mendim se çfarë përmbajtje kërkoni që të përcillni tek audienca juaj dhe çfarë mjeti do të përdorni për shpërndarjen e saj. Ne ju sugjerojme krijimin e një faqe webi në internet dhe implementimi i SEO në të, sepse ju vjen vërtet në ndihmë që mesazhi juaj të ketë shikueshmëri dhe lexueshmëri të lartë dhe objektivat e vendosura të arrihen maksimalisht.

Krijimi i një faqe web-i
Krijoni një mendim se çfarë përmbajtje kërkoni që të përcillni tek audienca juaj dhe çfarë mjeti do të përdorni për shpërndarjen e saj. Ne ju sugjerojme krijimin e një faqe webi në internet dhe implementimi i SEO në të, sepse ju vjen vërtet në ndihmë që mesazhi juaj të ketë shikueshmëri dhe lexueshmëri të lartë dhe objektivat e vendosura të arrihen maksimalisht.

Newsletters
Krijimi i newsletter është një mënyrë e shkëlqyer për të ndarë informacione të dobishme me njerëz që mund të mos shkojnë domosdoshmërisht në faqen tuaj. Ato duhet të jenë të thjeshta, të kuptueshme dhe të përcjellin informacionin bazë në lidhje me biznesin tuaj.

Mediat sociale
Një mundësi shumë e mirë dhe e lirë për të shfaqur markën dhe biznesin tuaj janë rrjetet sociale. Këtu bizneset e vogla mund të krijojnë një identitet, dhe të angazhohen drejtpërdrejt me klientët e tyre.

Shypi i shkruar ose ai online
Gazetat, revistat, TV apo bloget, të gjitha këto media mund t’i përdorni në favor të bizensit tuaj. Krijimi i një artikulli ose një ofertë të caktuar, të shperndarë në këto media, bëjnë lehtësisht të mundur qasjen me klientët tuaj të rinj dhe ata potencial.
Investoni për biznesin tuaj në mënyrë që të arrini suksesin e dëshiruar dhe të jeni kundërshtarë të fortë me konkurentët tuaj në treg.





Na dërgoni një mesazh

Ju jeni në vendin e duhur! Thjesht na dërgoni një mesazh. Si mund të ndihmojmë?

Ose shikoni faqen e kontaktit
Ndodhi një gabim verifikimi. Ju lutemi plotësoni fushat dhe dërgojeni përsëri.
Faleminderit! Email-i juaj është dërguar.