Pse janë të nevojshëm reklamat outdoor për biznesin tuaj?

Keni menduar gjithnjë se në çfarë mënyre mund të përfitoni klientë të rinj përveç marketingut digjital, i cili po përdoret masivisht nga çdo biznes? Po kërkoni ndonjë mënyrë me më pak kosto se transmetimi i reklamës suaj në Radio/Televizion? Atëherë ne ju sugjerojmë të konsideroni reklamimin e bizneseve tuaja përmes reklamave outdoor.

Çdo biznes, pa marrë parasysh madhësinë e tij, ka nevojë për reklama në mënyrë që të rriten dhe të dallohen nga konkurrenca e tyre.

Një mënyrë mjaft efektive për të tërhequr vëmendjen e klientëve potencial dhe që kosto kundrejt benefiteve është më e ulët janë reklamat outdoor. Ne po ju renditim disa nga këto benefite si më poshtë:


1. Ka kosto më të lirë

Përdorimi i reklamave outdoor ose reklamave të jashtme dhe vendosja e tyre në pika strategjike ku shihet lehtësisht nga syri i njeriut është shumë here me kosto më të lire se transmetimi i një sekuence reklamuese në radio apo television. Nëse keni tërhequr vëmendje me dizanjin e duhur dhe keni shprehur kontent të kuptueshëm, atëherë keni bërë gjysmën e punës. Reklama të tilla mund të përmendim tabela reklamuese në hyrje të biznesit ku evidentohet emri, logo dhe ngjyrat e brandit, adezivët e ndryshëm, reklamat me led, billboard, city lights, etj.


2. Targeton audiencën e synuar

Pavarësisht se ku e shfaqni reklamën tuaj, ju keni një shans më të lartë për t'i bërë klientët e mundshëm të interesohen për biznesin tuaj. Sigurisht, teknika të tjera të marketingut mund të synojnë audienca edhe më specifike, por sidoqoftë, vendosja e reklamave outdoor në vendet e duhura garanton që ju të arrini klientët tuaj të synuar.


3. Mund të ripërdoren

Nëse disa biznese preferojnë të jenë pjesmarrës në aktivitete të ndryshme apo të ekspozojnë imazhin e biznesit të tyre në vende të caktuara, disa prej reklamave si banner, roll up banner, banderola të ndryshme, etj, mund të ripërdoren si përfaqësues imazhi në këto aktivitete. Në këtë mënyrë ju nuk do të keni nevojë të paguani kosto të përsëritura për sa kohë që i mirëmbani ato.


4. Mbeten në memorien e njerëzve

Kur njerëzit ndiejnë nevojën për një shërbim ose produkt që ju ofroni, ata kanë më shumë të ngjarë të kujtojnë biznesin tuaj përmes reklamave që keni shfaqur si tabela reklamuese, city lights, billboards etj.



 

 

Na dërgoni një mesazh

Ju jeni në vendin e duhur! Thjesht na dërgoni një mesazh. Si mund të ndihmojmë?

Ose shikoni faqen e kontaktit
Ndodhi një gabim verifikimi. Ju lutemi plotësoni fushat dhe dërgojeni përsëri.
Faleminderit! Email-i juaj është dërguar.