Prej vitesh teknologjia ka bërë pjesë të saj botën e librit dhe të leximit duke u shitur dhe lexuar mijëra libra online. Por në vendin tonë ende nuk kishte një platformë të mirëfilltë për E-book.
Ndaj Novus bëri të mundur që të krijojë dhe zhvillojë platfromën e parë E-book në Shqipëri, duke ju dhënë mundësi të gjithë dashamirësve të librit të lexojnë librat e tyre të dashur edhe në versionin online.
Me një staf profesionist në programim, platforma e-book u zhvillua për Shtëpinë Botuese Toena, ku përmes një website E-commerce bëhet e mundur blerja e librave fizik dhe atyre e-book nëpërmjet pagesës me PayPal shumë thjeshtë duke ju dhënë mundësi të gjithëve të përforcojnë miqësinë e tyre me librin.
Për këtë platformë është bërë një punë e madhe disa mujore në programim. Për të gjithë vizitorët jemi përpjekur për të ndërtuar një website user friendly, ndërsa mbrapa saj ndodhet një sistem i madh ku gjenerohen database, ngarkohen libra fizik dhe e-book, merren porosi nga vizitoret që porosisin nga çdo vend i botës si dhe shumë funksionalitete të tjera për panelin e administratorit.
Ju jeni në vendin e duhur! Thjesht na dërgoni një mesazh. Si mund të ndihmojmë?
Ose shikoni faqen e kontaktit